Qytetarët që po dalin nga Kosova po përballen me pritje të zgjatura në disa pika kufitare, veçanërisht në prag të përfundimit të sezonit veror.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare të Merdarës, ku qytetarët duhet të presin deri në 60 minuta për të kaluar kufirin.
Gjendje e ngjashme është raportuar edhe në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë”, ku pritjet shkojnë deri në 50 minuta.
Ndërkohë, në të gjitha pikat e tjera kufitare, përfshirë Jarinjën dhe Bërnjakun, pritjet janë më të shkurtra, duke u luhatur nga 5 deri në 10 minuta.