Shkruan: Emrush T.Shkodra
Mergata duhet te kerkon llogari dhe pergjegjesi
Opinionisti Emrush T.Shkodra në një postim të tij ka komentuar zhvillimet politike në prag të zgjedhjeve në vend, në fokus ai ka vërë mërgatën shqiptare që meton të voton në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, duke kërkuar llogari dhe pergjegjësi nga qeveritë e ardhshme në Kosovë.
Mërgata shqiptare përveç vullnetit dhe vendosmërisë që ka treguar dhe po tregon për zhvillimet politike në vend dhe qeverisjen në republikën e Kosovës, ajo duhet edhe të kërkoj llogari dhe te mbaj në pergjegjësi autoritetet ne vend për kërkesat kundrejt mërgatës.
Përtej kesaj, si pikenisje ajo duhet t insistoj në liberalizimin dhe balancimin e tregut të aviacionit, pra tregut te biletave.
Diaspora permes fuqisë se tyre dhe vendosmerisë që ata po demonstrojnë në perzgjedhjen e qeverive në atdheun e tyre, duhet të insistojne te thyejnë monopolet e kompanive që ofrojne bileta fluturimi nè relacionet e qendrave evropiane drejt kryeqytetit te Kosoves.
Pothuajse në asnjë vend tjetër brenda Evropës nuk ka bileta me te shtrenjta se sa drejtë aeroportit të Prishtines.
Për këtë arsye në ketë rast jo vetëm diaspora, por edhe pjesëmarrësit tjerë relevant që janë pjesé e udhëtimeve nga aeroporti i Prishtinës drejt qendrave Evropiane e drejt botës duhet të jetë më të zëshëm duke rritur presionin mbi qeverine e vendit sa i përket çmimeve enorme të biletave që mbretërojnë per momentin.
Edhe kompanite me sherbime “low cost” siç janë wizair, easyjet e ndonjë tjetër, kanë çmime më te shtrenjta shpesh herë se normal kompanite tjera ajrore qe ofrojnë shërbimet.
Aeroporti i Shkupit, Tiranës, Podgorices, ne pergjithësi nẽ rajon biletat e fluturimit janë dukshêm me lire se kur udheton nga aeroporti i Prishtinês.
Ketu duhet te jete fokusi i diaspores, perveç kerkesave tjera qe mund te jené si: sigurimi i ulëseve në parlamentin e Republikës, heqja e taksës për 5 vite në rastet e investimit në vend, ofrimi i hapësirave tokësore per investitorët potencial prej 10-15 vite pa pagesë etj.
Diaspora nuk duhet te lejon qe vota e tyre te kalkulohet vetem per konsum te brendshem politik, dhe përtej kesaj ata nuk duhet me lejuar që të perdoret si shkop për ti “çepuar” kundërshtareve politik.