Shkruan: Fatmir Kastrati
Në kohën kur çdo partie i ka humbur kauza, ku fjalitë e bukura që do të rregullojnë këtë vend nuk po bindin popullin, përqindja e votuesve është pothuajse e njejta çdo herë, tani janë rikthyer sytë nga mërgata.
Mërgata kjo “mollë sherri” e partive politike, ku po luftohet për të treguar se e kujt është mërgata? Po luftojnë politikanët të cilët nuk bën asgjë për ta, as gjëjën më të vogël që mërgata jonë mos të malltretohet nëpër kufinj gjatë ardhjes në Kosovë.
Po luftojnë për të treguar dashurinë për mërgatën ata të cilët më së paku kanë kontribuar dhe po vazhdojnë të mos kontribuojnë për mërgatën dhe parandalimin që të rinjtë të mos shohin mundësinë e vetme mërgimin.
Pra dashuria e tyre ndaj mërgatës, fokusi kryesor i tyre në këto zgjedhje rreth mërgatës është si pasojë e mungesës së kauzës dhe asaj se çfarë na ofrojnë neve si dhe një tentim për të thithur fonde për përkrahjen e fushatave.
Andaj një pjesë e madhe e jona me padurim po presim që të kryhet më shpejtë procesi i votimit në mërgatë që sadopak vëmendja të kthehet tek ne dhe t’i shohim programet dhe idetë e tyre se si do të rregullojnë jetën e atyre që kanë vendosur që çdo vjet mërgatën e dashur ta presin dhe t’ia japin respektin dhe dashurinë pa ndonjë interes partia