Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas largimit të avokatit Ben Emmerson nga ekipi mbrojtës i Kadri Veslit, i cili po gjykohet në Hagë.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se në këto kohë kur pritet epilogu final i Gjykatës politike e etnike në Hagë, avokat të shquar tërhiqen nga ekipet mbrojtëse të çlirimtarëve shkaku i vonesave e i mospagesës, shkruan Reporteri.net.
“Qeveria e propagandës dhe secili qytetar që ka dyshime, duhet ta dij që nëse çlirimtarët nuk triumfojnë në këtë proces mjaft kritik, në rrezik vihet vet sovraniteti i Kosovës, sepse logjikshëm, nëse kontestohet lufta e pastër e UÇK-së, cënohet edhe vet pavarësia e Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Largimi i avokatëve nga trupat mbrojtëse të çlirimtarëve gëzon vetëm Beogradin, shizofrenët dhe ata që flasin shqip e mendojnë serbisht!
Në këto kohë kur pritet epilogu final i Gjykatës politike e etnike në Hagë, avokat të shquar tërhiqen nga ekipet mbrojtëse të çlirimtarëve tanë shkaku i vonesave e i mospagesës.
Kjo qeveri e propagandës e cila vepron kundër tyre si të ishte e sinkronozuar me Beogradin, publikon lista të shpenzimeve duke provuar ti helmoj qytetarët me të pavërteta.
Çlirimtarët dhe populli shqiptar në Kosovë shpreson që sa më shpejtë, çlirimtarët që gjendën në Hagë të kthehen në vendin e tyre dhe të vërtetohet pastërtia e luftës së UÇK-së, si rrjedhojë e së cilës fituam lirinë e pavarësinë, duke mos harruar edhe intervenimin e NATO-së.
Qeveria e propagandës dhe secili qytetar që ka dyshime, duhet ta dij që nëse çlirimtarët nuk triumfojnë në këtë proces mjaft kritik, në rrezik vihet vet sovraniteti i Kosovës, sepse logjikshëm, nëse kontestohet lufta e pastër e UÇK-së, cënohet edhe vet pavarësia e Kosovës.