Ka vazhduar edhe sot ardhja e mërgimtarëve për t’i kaluar pushimet në vendlindje. Përkundër që ata theksuan se nuk patën ndonjë ekces gjatë kalimit nëpër territorin e Serbisë, u ankuan për rrugë të këqija sidomos përreth qytetit të Nishit.
Kjo pamje është rikthyer që nga fillimi i këtij korriku.
Mërgimtarët shqiptarë teksa presin në kolona në pikën kufitare të Kroacisë.
Por, të mërkurën hyrja në Kosovë ishte shumë e lehtë.
Fluks më i vogël i veturave u pa këtu në pikën kufitare në Merdarë – e shumica nga ta ishin nga diaspora.
Ani se kalimi përmes territorit të Serbisë, nuk po u shfaq pasiguri, ky shqiptar nga Lushnja ankohet për një gjë tjetër tek autoritetet serbe.
Derisa, të tjerët thonë se përkundër shqetësimeve që situatat e fundit politike mes Kosovës dhe Serbisë, do të mund t’u sillte ndonjë maltretim gjatë rrugës apo nga autoritetet serbe, siguria ishte në nivelin e duhur.
Javë më parë, ministria e Punëve të Jashtme u bënte thirrje mërgimtarëve që ta shmangin ardhjen në vendlindje përmes territorit serb.
Kjo për shkak të situatave të krijuara në veri të vendit./Tëve1/