Mërgimtarët që nga vende të ndryshme janë duke ardhur për pushime në Kosovë, janë duke u përballur me pritje të gjata nëpër pikëkalimet kufitare në Evropë.
Para se të hyjnë në vendlindje duhet të paguajnë Kartonin e gjelbër, mirëpo, ky i fundit do të jetë falas deri më 31 dhjetor, të cilin ua paguan qeveria.
Ky vendim ka hyrë në fuqi në gusht të këtij viti. Sipas BKS-së, bazuar në memorandumin e arritur ndërmjet Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, BQK-së dhe BKS-së, bashkatdhetarët mund të pajisen me policë të Sigurimit Kufitar vetëm në pesë vendkalime kufitare por për të bërë sa më të lehtë ardhjen e tyre.
BKS thotë se subvencionimi nga Qeveria e Kosovës nuk zbatohet për të gjitha llojet e mjeteve motorike me të cilat zhvillohet veprimtari ekonomike – të regjistruara në emër të personave juridik.