Kthimi i mërgimtarëve, i bashkatdhetarëve për pushime në vendlindje është shndëruar në një festë jo vetëm për familjet, por edhe për qytetarët në Atdhe.
Festat e fundvitit në Kosovë karakterizohet me ardhjen e shumë bashkatdhetarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës .
Mërgimtarët po i japin një gjallëri vendit, por jo vetëm gjallëri me praninë e tyre fizike, por edhe me shpenzimin e parave që e bëjnë në Kosovë gjatë periudhës së pushimeve të tyre.
Bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në mërgim, asnjëherë nuk e kanë harruar vendin e tyre të lindjes, më të gëzuarit në këtë rast janë familjarët e tyre për prezencën fizike të tyre në vendin e lindjes.