Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit, duke njoftuar se është rritur koha e pritjeve në disa pika kufitare për të dalë nga Kosova.
Në Merdarë, mërgimtarët po presin deri në dy orë e gjysmë në dalje të kufirit, derisa kolona regjistrohet të jetë deri në 1000 metra.
Te pikëkalimi kufitar i Dheut të Bardhë pritjet vijojnë deri në 40 minuta.


