Një familje në Gjilan është bërë me shtëpi të re.
Kështu ka njoftuar donatori Arsim Hashani, i cili ka thënë se dje iu kanë dorëzuar çelsat kryefamiljarit Rexhepi.
Momenti i hyrjes në shtëpinë e re ishte tepër emocionues për famijen përfituese e cila kishte jetuar në kushte të vështira në një shtëpi të vjetër.
Hashani ka thënë se ata kishin jetuar në një shtëpi që rrezikonte të rrënohej dhe pas vizitës që i kishte bërë familjes, në janar të këtij viti, mori nismën për ndërtimin e shtëpisë e cila përfundoi këto ditë.
“Janar të vitit 2022 , bëra një vizitë në familjen e Arsim Rexhepit, ku për së afërmi pash gjendjen e rënd në të cilën jetonin familja Rexhepi. Ata jetonin në një shtëpi pothuajse të rrënuar, ku seriozisht rrezikohej jeta e tyre nga mundësia e rrezimit të asaj shtëpie. Pasi pash nga afër gjendjen e rëndë në të cilën jetonin kjo familje, vendosa qe kompania ime “Edi Construction Group” të filloj planin për ndërtimin e një shtëpie të re për familjen Rexhepi. Në muajin Maj, filluan punimet për ndertimin e shtëpisë së re, sot më 4 Nëntor, nën emocione të mëdha, i’a dorëzuam çelësat e shtëpisë, z.Arsim Rexhepit, ku ëndrra e tij që ta ketë një shtëpi, u bë realitet. Familjes Rexhepi, j’u dëshiroj shëndet dhe gjitha të mirat në jetë, ju dëshiroj që ta gëzojnë”, shkroi Hashani në Facebook.