“Mërgimtari bashkues”
Njërën prej ditëve të fillim Verës 2021, erdhi njeri prej shokëve të studimeve në Kosovë për pushime nga shtetet skandinave.
Më ftoi për kafe, ku vazhduam edhe me birra, pasi veq ishte edhe kampionati evropian në futboll!
Pas disa orësh biseda kujtimesh e synimesh filloi edhe ndeshja në futboll që pak ia lëshonim syrin, sepse nuk na linte biseda “muhabeti”.
“Shoku mërgimtar” ndërkohë, tregoi se i kishte ftuar edhe shokët tjerë për t’nau bashkangjitur. Kishte ftuar shokët që jetojnë e punojnë këtu në qytetin tonë, por të cilët nuk i kisha takuar as unë që nga takimi i pushimit të kaluar të “shokut mërgimtar” (kur n’a kishte bashkuar njejtë sikur sot!
Prandaj, nuk e di nga cili organ i trupit më erdhën mendimet të shkruaj për mërgimtarët.
Por një gjë ishte gjatë,
është shumë prezente tani dhe
do të jetë gjatë aktive.
“Mërgimtari bashkues”!
Njejtë ndodhi vitin e kaluar me një “Kusheri mërgimtar”,
Para dy viteve me një
“Daj mërgimtar”,
Edhe me një
“Kojshi mërgimtar” i cili më takoi me një kojshi që jetojme 20m largë njëri tjetrit (pas 2 viteve)!
Mërgimtarët n’a bashkojnë ne këtu.
Shkruan:Mr.sc. Armend B Rexhepi