Mërgimtari Hasan Sherifi ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin për deputet të Kuvendit të Kosovës, Selver Ramadan Xhelili. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sherifi u bëri thirrje bashkatdhetarëve që ta votojnë Xhelilin në zgjedhjet e ardhshme.
“Ky është Selver Ramadan Xhelili, me prejardhje nga Krahina e Malësisë së Zarbicës, i kandiduar për deputet të Kuvendit të Kosovës, të cilin unë do ta votoj, votone edhe ju”, ka shkruar Sherifi në statusin e tij.
Mbështetja e mërgatës vazhdon të shihet si një faktor i rëndësishëm në proceset zgjedhore në Kosovë, veçanërisht kur bëhet fjalë për kandidatë që gëzojnë përkrahje në komunitetet lokale dhe jashtë vendit.
Selver Ramadan Xhelili është një nga kandidatët që synon të përfaqësojë interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, duke u mbështetur edhe në përkrahjen e bashkatdhetarëve nga diaspora.

