Postimi i plotë pa ndërhyrje nga Nderim Ibrahimi:
Të nderuar z.Albin Kurti, z.Arben Vitia
URGJENT! Duhet t‘i lironi masat e Gastronomisë dhe lejimin e Sallave të Dasmave. Nė të kundërtën shumë biznese dhe individë do të falimentojnë!
Natyrisht se shëndeti është mbi të gjitha, por neve populli nuk i gëlltisim më fjalët dhe „dëshmitë“ e llojllojshme kinse për t‘a ruajtur shëndetin tonë.
Me masa të dyfishta nuk do t‘ju përkrahi as unë si Aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje! JO, boll mo!
Mos harroni se një Sallë e Dasmave është punëdhënës zingjiror dhe indirekt punëson dhjetra e mos qindra punëtor/e. Lironi këto masa, përndryshe në zgjedhjet komunale keni me e marr fakturën! Nuk ju durojmë si ata PLANhajnat para jush…
Njëkohësisht i bëj thirrje gjithë Muzicientëve, Salloneve të Ondulimit, Gastronomëve etj. të organizojnë një protestë masive, sepse nuk e përballon Kosova edhe një „sezonë të vdekur“.
Minimalisht 1 Miliard Euro është pesha e kësaj fushe, prandaj duhet urgjent lirimi i masave!
Me sinqeritet,
Nderim Gërrnaçi