Një mërgimtar i revoltuar tha se diaspora e mban krejt Kosovën, ndërsa Qeveria për ta nuk po bën asgjë.
Sipas tij, as kjo qeveri, e asnjë qeveri tjetër nuk ka bërë diçka për diasporën. Ai tha se për të hyrë në Kosovë, po detyrohen që të paguajnë.
“Na e majmë krejt këtu Kosovën, a e din ti që unë kur të vi deri në 5000 euro i harxhoj. Kur po vim tash në kufi, as nuk po kem kartona të verdhë as kurgjo, po duhet me i pagu kerret. Për diasporën kurgjo skanë bo hiq, as kjo qeveri as një qeveri tjetër”, tha ai.
Tutje ai tha se pijet në Kosovë janë shumë shtrenjtë, duke shtuar se pijet në vendin ku ai jeton, në Danimarkë janë më lirë.
“Kem në një restorant, 14 euro një ushqim i kombinum. Ketu 1 euro e 20 cent pijet, a në Danimarkë i ki më lirë. Për diasporën kurgjo nuk ka. Na e majmë krejt këtu Kosovën, sa parët i derdhim. Për neve kurgjo nuk bojnë”, shtoi ai.