Policia e Kosovës e ka dënuar me 300 euro gjobë një mërgimtar.
Kjo pasi i njëjti kishe vozitur 206 kilometra në orë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, shkruan Jepi zë.
Policia njofton se i është ndaluar edhe vozitja në territorin e Republikës së Kosovës për 3 muaj.
Postimi i plotë:
Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 206 km/h (gjobitet me 300€, dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik në territorin e Republikës së Kosovës).
Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.