Serbia ka lëshuar nga burgu mërgimtarin Ibrahim Matoshi. Ai ishte arrestuar më 13 gusht nga autoritetet serbe në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” derisa po hynte në Kosovë
Lajmin për lirimin e tij e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli me anë të një postimi në Facebook.
“Sapo mora informacionin nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës se avokati i z. Ibrahim Matoshi i ka informuar për lirimin e tij. Ne do të ‘presim për konfirmimin përfundimtar zyrtar dhe kthimin e z. Matoshi në territorin e Kosovës, ashtu që familjarët e tij, dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë rast aktivisht, të ndjejmë lehtësim emocional e shpirtëror. Edhe në këtë rast, sikurse në të gjitha rastet tjera, po dëshmohet që lojërat dhe sjellja e Serbisë shkon në kundërshtim total me të drejtat themelore të njeriut, me marrëdhëniet fqinjësore dhe me rregullat dhe vlerat e BE-së. Është koha e fundit që Serbia të ndalojë këtë fushatë dhe të resepektojë parimet e lirisë së lëvizjes dhe dakordimet tjera me marrëveshjet e Brukselit. Lirimi i Matoshit na gëzon pa masë”, ka shkruar Pacolli.