Një mërgimtar dyshohet se ka qenë caku i radhës së hajnave, në Aeroportin “Adem Jashari”.
Vëllau i tij ka njoftuar policinë se kur mërgimtari ka arritur në Zvicër, e ka vërejtur se i është vjedhur stoli ari dhe dy ora dorë nga valixhja e tij.
Rasti konsiderohet si vjedhje e rëndë, kurse nuk raportohet për të arrestuar.
“VJEDHJE E RËNDË // ANP Adem Jashari 07.01.2022 – 18:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se vëllai i tij kur ka arritur në shtetin e Zvicrës ka vërejtur se i janë vjedhur nga valixhja e tij sasi ari dhe dy orë dore”, njofton Policia e Kosovës.