Festat e fundvitit kanë shtuar edhe ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë.
Disa prej tyre kanë zgjedhur transportin ajror e disa atë rrugor për të arritur tek më të dashurit e tyre.
Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet një mërgimtar i cili vozit deri në 300 kilometra në orë, rrugës për në Kosovë.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot për gjendjen nëpër pikat kufitare të vendit.
Sipas infografikës së publikuar, pritjet nëpër pikat kufitare janë 3 deri në pesë minuta.