Njëri ndër futbollistët më të mirë që ka Kombëtarja e Kosovës në futsall padyshim është Meriton Saliu, i cili karierën e tij prej futbollisti me shumë sukses po e zhvillon në Zvicër.
Salihu i cili është ftuar që ti mbojë ngjyrat e Kombëtarës së Kosovës në garat paraeliminatore për Kupën e Kosovës e cila do të mbahet në Varna të Bullgarisë, është shprehur mjaft optimist se Kombëtarja e Kosovës do të arrijë që të kualifikohet në “Main Round”.
“Do të jetë mjaft vështirë përballë kemi Kombëtare të fuqishme, siq janë: Bullgaria, Armenia e Skocia, shpresojë shumë që sëbashku me bashkëlojtarët e mijë do të japim më të mirën që dimë që Kombëtarja e Kosovës të kualifikohet ku do të ishte një arritje mjaftë e madhe, ne nuk jemi pa gjasa pasiqë kemi trajner të mirë dhe futbollist të mire, do të mobilizohemi si asnjë herë më parë që
popullin e Kosovës ta bëjmë krenar me paraqitjet tona”, ka thesksuar Meriton Saliu.
Futbollisti i Kombëtarës së Kosovës, Salihu është shprehur se tri Kombëtaret tjera janë mjaftë të forta.
“Kombëtarja e Armenisë në radhët e saja ka futbollist nga Brazili të cilët janë natyralizuar, poashtu Kombëtarja e Bullgarisë luan para tifozve të saj e cila ka disa futbollist nga shtetet tjera edhe Skocezët janë një kombëtare shumë e fortë por ne kemi adutet tona, jemi kompakt si asnjiherë më parë dhe e duam këtë Kampionat të jemi pjesë e saj pasi kemi futbollist mjaft të mire”.
Kombëtarja e Kosovës është në Grupin C ku do të ballafaqohet me Armeninë , Bullgarinë e Skocinë, ndërsa dy Kombëtaret e para kualifikohen në “Main Round”.
Garat paraeliminatore zvillohen në qytetin bregdetar të Varna të Bullgarisë, ndërsa ekspedita e “Dardanëve” drejt Bullgarisë është 4 prill.