Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, gjatë ditës ka raportuar në Komisionin për Arsim, ku deklaroi se nxënësit e klasave të para dhe të dyta do të kthehen në objektet shkollore, duke shtuar se do të dezinfektohen hapësirat dhe do të zbatohen masat e tjera.
Me këtë deklaratë i pajtimit ishte edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili në takim me kryeministrin është dakorduar që nxënësit e klasës së parë të kenë prioritet shfrytëzimin e bankave shkollore, pasi sipas tij ata kanë nevojë të familjarizohen edhe me mësimdhënësin.
“Edhe nxënësit e klasës së dytë duhet të jenë të favorizuar në këtë drejtim, pasi në gjysmëvjetorin e dytë ata nuk kanë pasur mundësi t’i ndjekin mësimet në shkolla”, tha ai. /Zëri