Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin fillimisht miratoi raportin e koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik për periudhën janar-mars 2022.
Sipas njoftimit, pas miratimit të rregullores për rekrutimin, provimin, emërimin dhe riemërimin e prokurorëve të shtetit u mor vendimi për shpalljen e konkursit për rekrutimin e njëzet e dy prokurorëve të rinj të Shtetit dhe u themeluan Komisionin për Rekrutim dhe Komisioni për Rishqyrtim, duke caktuar anëtarët përkatës të tyre.
“Gjithashtu u miratuan Udhëzuesi për zbatimin e rregullores për transferimin dhe avancimin e prokurorëve të shtetit dhe kërkesa buxhetore për vitin 2023 dhe vlerësimet e hershme 2024 dhe 2025. Në takimin e sotëm u prezantuan njoftimi i Ambasadës së SHBA-së për përzgjedhjen e kandidatëve për Programin e Bursave në Universitetin amerikan, “Ëake Forest”, me ç’rast një prokuror dhe një bashkëpunëtor profesional do të ndjekin programin njëvjeçar në këtë universitet. Po gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së miratuan plotësim-ndryshimin e vendimit të KPK-së për ekspertët gjyqësorë që angazhohen nga ana e Prokurorit të Shtetit, që do të zbatohet në përputhje me Rregulloren e KGJK-së për kompensimin e ekspertëve gjyqësorë”, thuhet në njoftim.