🏅 𝐌𝐞𝐫𝐯𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐮𝐥𝐥𝐚𝐡𝐮 𝐦𝐞𝐫𝐫 ç𝐦𝐢𝐦𝐢𝐧 “𝐆𝐣𝐲𝐪𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐕𝐢𝐭𝐢𝐭”, 𝐃𝐫𝐢𝐭𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢 𝐫𝐫ë𝐦𝐛𝐞𝐣𝐧ë 𝐝𝐢𝐬𝐚 ç𝐦𝐢𝐦𝐞 🎫
Mervan Bejtullahu është nderuar me çmimin “Gjyqtari i Vitit” nga Komuna e Gjilanit në manifestimin tradicional “Sportisti i Vitit”.
Dy klubet futbollistike, Drita & Gjilani kanë qenë protagonist kryesor me futbollistët e tyre të cilët janë nderuar me mirënjohje.
Oltion Bilalli nga SC Gjilani dhe Dienit Isufi nga FC Drita janë futur në mesin e dhjetë sportistëve më të mirë për vitin që po lëmë pas, ndërsa Euron Sylejmani nga SC Gjilani dhe Meris Maliqi nga FC Drita morën çmimet duke futur në mesin e sportistëve të cilët janë shpresë për të ardhmen.
Futbollistja Diellza Ibrahimi nga radhët e klubit futbollistik “Intelektualet” gjithashtu u fut në mesin e dhjetë sportistëve të cilët premtojnë për të ardhmen.
Drejtori menaxhues i Sport Club Gjilani, Drilon Sylejmani mori çmimin “Punëtori Sportiv” i Vitit.
Me mirënjohje për përfaqësim ndërkombëtar u nderua futbollisti Mirlind Daku.
Ndërkohë, me dekoratë u nderua jeta dhe vepra e Bekim Maliqit dhe Muhamer Muratit.
LRF Gjilan uron të gjithë të përzgjedhur për vitin 2023, ndërkohë inkurajon shkollat dhe klubet sportive që të punojnë edhe më shumë për të qenë sërish në podium për vitin që po vjen para.
Me rrespekt,
Armend Misini, Kryetar LRF Gjilan