Mes dhimbjesh e lotësh, familjarët miqë e qytetarë të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, në varrezat e kryeqytetit, në Dragodan.
Arian Daci, djali i vetëm i akademikut, Nexhat Daci humbi jetën gjatë ditës së djeshme në Brezovicë, pasi u godit nga një ortek bore, gjatë kohës që ai ishte në skijim.
Nga krerët e lartë, në varrim i pranishëm ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj.
Ndryshe, për nderë të tij, sot në Kuvendin e Kosovës u bën homazhe pranë arkivolit të tij.
Përderisa, pas homazheve u mbajt edhe mbledhje komemorative të organizuar nga zyra e kryeministrit.