Kampioni i Kosovës, Drita, sot do të luaj finalen e raundit preliminar të Ligës së Kampioneve, raporton GazetaSheshi.
Djelmoshat e Ardian Nuhiut do të përballen me Linfieldin në Nyon të Zvicrrës.
Takimi i kësaj ndeshje do të luhet, me fillim nga ora 18:00. Gjithashtu gjilanasit ende janë duke pritur një vendim nga UEFA, për të dhënë “dritën jeshile” për dy futbollistët: Fidan Gërbeshin dhe Bujar Shabanin.
Kujtojmë se në rast të kualifikimit tutje, në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, Drita do të marr biletën në një udhëtim mjaft të vështirë te Legia Varshavës.