Juan Camilo Mesa vazhdon me Dritën!
Mbrojtësi Mesa do të mbetet pjesë e skuadrës edhe për tri vite të tjera, duke vazhduar rrugëtimin e tij me klubin e Dritës.
Komunikata e plotë:
Juan Camilo Mesa qëndron në mbrojtjen tonë.
Kemi knaqësinë të ju njoftojmë që kemi vazhduar kontratën me qendërmbrojtësin tonë Juan Mesa.
Zyrtarizimin e ka bërë drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili e ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi ynë Mesa ka nënshkruar kontratë edhe për tre vite të tjera me klubin tonë dhe kështu mbrojtja do të jetë e sigurt siç ka qenë deri më tani.
Ju kujtojmë që Mesa ishte bashkuar me klubin në janar të viti 2024 nga kampionati shqiptarë.
Buena suerte Camilo🤍