Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve për mbështetjen e vazhdueshme dhe për interesimin e treguar gjatë debateve televizive rreth zhvillimeve komunale.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Hyseni ka publikuar një fotografi “selfie” nga studio e RTK-së, duke përcjellë një mesazh falënderimi për të gjithë ata që po ndjekin me vëmendje diskutimet dhe po e përkrahin punën e tij.
“Të dashur qytetarë të Gjilanit, faleminderit nga zemra që po ndiqni me vëmendje debatet për komunën tonë. Me një selfie nga RTK ju përshëndes dhe falënderoj të gjithëve për mesazhet dhe komentet mbështetëse. Vazhdojmë fuqishëm bashkë për mandatin e ri,” – ka shkruar Hyseni.
Në vijim të fushatës zgjedhore, ai ka theksuar se fokusi mbetet në projekte konkrete dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gjilanit, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes qytetare për një mandat të dytë.