Pas lëndimit të rëndë që pësoi sulmuesi i SC Gjilanit, Oltion Bilalli, në ndeshjen kundër Malishevës, reagimet mbështetëse kanë vërshuar nga e gjithë skena e futbollit kosovar.
Klube nga Superliga, por edhe nga Liga e Parë dhe Liga e Dytë, kanë shprehur solidaritetin e tyre me lojtarin, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim të sigurt në fushë. Në një moment kur rivalitetet sportive lihen mënjanë, futbolli tregon fytyrën më të bukur – atë të unitetit dhe humanitetit.
Kjo valë mbështetjeje është një dëshmi e fortë se shëndeti dhe mirëqenia e lojtarëve mbeten mbi çdo garë. Bilalli aktualisht po trajtohet në QKUK në Prishtinë, ndërsa komuniteti sportiv dhe tifozët shpresojnë për lajme pozitive në ditët në vijim.
Portali Radio Star Gjilan do të vazhdojë të sjellë përditësime mbi gjendjen e tij shëndetësore.