Ëndrra jonë evropiane përfundon në Slloveni, në Celje!
Shumë punë, shumë mund dhe shumë sakrificë kanë shoqëruar këtë rrugëtim maratonik, një histori suksesi që vështirë se mund ta gjesh edhe në librat më të mirë, e aq më pak ta përjetosh e ta përsëritësh.
Çelsi i këtij suksesi ka qenë vendosmëria dhe besimi i madh në atë që kemi ndërtuar ndër vite, sidomos në momentet kur përballë kishim qindra pengesa të natyrave të ndryshme profesionale e infrastrukturore por që së bashku i tejkaluam ato!
Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe shumë krenar për secilin që kontribuoi direkt apo indirekt në këtë arritje të madhe të klubit tonë. Ky është një sukses i përbashkët, derivat i punës dhe përkushtimit të secilit prej nesh pa dallim.
Ky sukses duhet të na mbaj me këmb në tokë, të na bëjë më të kujdesshëm, më të përulur dhe më të përgjegjshëm për vazhdimin e këtij rrugëtimi të lavdishëm për klubin tonë dhe për futbollin kosovar në përgjithësi.
Rruga vazhdon me të njëjtin pasion, me të njëjtin përkushtim dhe me besimin e madhë se gjëra edhe më të mira na presin përpara.
Nga tani i gjithë fokusi te superliga jonë🥇
#dfc
#dritafc
#krenariaeqytetit

