Drejtori gjeneral i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka përmendur vdekjen vetëm tri ditë para pensionimit të infermieres kosovare Vjollca Berisha, e cila ndërroi nga COVID-19, pas 45 vjetësh pune në Spitalin e Gjakovës.
Drejtori gjeneral i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në Ditën Ndërkombëtare të Qasjes Universale në Mbrojtje Shëndetësore, si pjesë e Ditës ndërkombëtare të Infermierëve dhe Mamive, ka përzgjedhur të përmendë dhe të falënderojë infermieren e ndjerë, Vjollca Berisha.
Ajo vdiq nga COVID-19, vetëm tri ditë para daljes në pension, pas 45 viteve pune në Spitalin e Gjakovës.
Ghebreyesus mesazhin e tij e ka drejtuar për të gjithë punëtorët shëndetësorë që kanë rrezikuar jetën e tyre në shërbim të pacientëve, veçanërisht gjatë pademisë COVID-19.
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë, e cila ka publikuar videon, vlerëson se mesazhi prekës i të parit të OBSH-së është një motiv shtesë për punën e infermierëve, mamive dhe punëtorëve tjerë shëndetësorë.
OIK bashkëndien dhe ndan dhimbjen me gjithë familjarët e infermierëve, mamive dhe punonjësve tjerë shëndetësorë, që humbëm jetën nga infeksioni me koronavirus. /EO