Nxënës të dashur!
Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” feston ditëlindjen e shtatë të rritës e zhvilimit, duke dëshmuar rritë e suksese të vazhdueshme dhe duke u përballur suksesshëm me sfidat, përfshirë edhe përballjen me pandeminë. Gjimnazi natyror përpos krenarisë që bartë mbi supe emrin e Xhavit Ahmetit, është dëshmuar edhe meritor për këtë emërtim.
Sukseset e vazhdueshme të nxënësve tanë kanë dëshmuar përkushtimin tonë në arsimimi; kanë dëshmuar fuqinë e rinisë tonë e potencialin e saj; kanë dëshmuar se po ecim drejt e sigurt në ndërtimin e zhvillimin e atdheut tonë mbështetur në konkurencën e dijes, ku nxënësit tanë po e dëshmojnë të tashmen e të ardhmen tonë të sigurtë. Falë angazhimit tuaj, të respektuar kolegë mësimdhënës; falë bashkëpunimit me prindër, e në veçanti falë fuqisë nxënëse të të rinjëve tanë, të gjithë ne bashkë mund të ndjehemi krenar për sukseset e misionit tonë. Pasioni për këtë mision kërkon edhe më shumë angazhim pasi lufta për dije është rrugë e pafund. Për të gjitha këto, në këtë përvjetor të shtatë të Gjimnazit tonë, unë shpreh falënderimin e mirënjohjen për punën e angazhimin, përkushtimin e bashkëpunimin.
Ne do të vazhdojmë bashkë të mbetemi shkollë model dhe të mos kënaqemi kurrë ne të arrirurat. Ne do të vazhdojmë bashkërisht të gjejmë rrugë të reja rrite e zhvillimi. Do të jemi, si gjithnjë, prijatar të rritës së cilësisë dhe të përmbushur në misionin tonë.
Gëzuar Ditën e shkollës e ditëlindjen e Xhavit Ahmetit! Zoti ju faltë shëndet e energji të reja për suksese të reja! Gëzuar!