Lojtarët e Kombëtares së Serbisë, ende nuk mund të pajtohen me humbjen ndaj Zvicrës.
Serbia u mposht nga Zvicra me rezultatin 2-1, falë golave të Granit Xhakës (52′) dhe Xherdan Shaqiri (90), shkruan GazetaBlic
Pas përfundimit të takimit, mesfushori i Serbisë, Milivojevic ka folur për media serbe, ku tha se është shumë nervoz për këtë humbje, pasi erdhi në minutën e 90’të
Unë nuk mund të them se me kë jam i nervozuar, unë jam i nervozuar sepse kemi humbur, jam shumë i nxehtë, nuk do t’i zbuloja fjalët e mia tani. Më vjen paska inat, sepse kemi humbur në minutën e 90’të”, tha fillimisht Milivojevic.
“Çdo shans 50-50 ishte në anën e tyre. Dhe pastaj gjyqtari ishte në anën e tyre, s’kam çfarë të bëj” përfundoi Milivojevic për B92.