Prindër e mësimdhënës të fshatit Busavatë në Kamenicë e kanë një hall. Ata edhe një muaj pas fillimit të vitit shkollor, nuk po pranojnë t’i dërgojnë fëmijët në shkollat e qytetit.
Krejt kjo si rezultat i reformës në arsim, që e ka nisur kryetari i komunës, Qëndron Kastrati.
Pas një takimi me zyrtarët komunalë, mësimdhënësit thonë se janë kërcënuar me largim nga lista e pagave.
Prindërit shprehen të gatshëm t’ua humbin vitin fëmijëve, por jo t’i dërgojnë në qytet.
Drejtoresha e Arsimit ka një arsyetim, pse mësuesit rrezikojnë ta humbin punën.
Banorët e Busavatës zotohen se nuk do të tërhiqen. E derisa të zgjidhet situata, në këtë fshat po vazhdojnë punimet për ndërtimin e shkollës së re.