Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq tha sot në Prishtinë se Kosova e pavarur është realitet dhe si e tillë duhet të njihet.
Mesiq në konferenca e Lidershipit në Ballkan“ Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, të Federatës Universale të Paqes, tha se shteteve të largëta që nuk dinë për Kosovën e nuk e njohin atë, duhet shpjeguar historia dhe pse duhet ta njohin.
“Historia ka treguar qindra herë se luftërat nuk kanë fitues dhe paqja nuk ka humbës, prandaj besoj që të gjithë ju e ndani me mua një mesazh të tillë që të gjitha forcat që janë për paqen dhe marrë parasysh që janë provokuar me atë që kolegu Moisiu tha që ka ende të tillë që e kanë njohur Kosovën por e tërheqin njohjen, por ata të cilët nuk e kanë njohur Kosovën, ato janë ato shtete të cilat janë të largëta, që nuk e dinë as çka është Serbia, Kroacia, Kosova, ata duan Jugosllavinë, kujtojnë TITO-n, janë vende të largëta dhe prandaj këto politika të fuqishme imponojnë orientimin që dëmton të realizohet ajo që është reale. Kosova është realitet dhe Kosova duhet të njihet”, tha ai.
Ai tha se çështja e Evropës varet nga aftësia e Bashkimit Evropian për të imponuar paqe, raporton Kp.
“Sot çështja e Evropës varet nga aftësia e Bashkimit Evropian për të iniciuar politikat për të imponuar paqen së bashku me OKB-në, nga kjo varet edhe stabiliteti në rajonin tonë, të cilin disa analistë e shohin si një zonë apo hapësirë ku mund të hapen konfliktet nga Ukraina.
Unë nuk besoj në një zhvillim të tillë të ngjarjeve por ekziston një rrezik i caktuar marrë parasysh idetë gjeopolitike të liderëve të Republikës Serbe në Bosnje Hercegovinë për të ardhmen e Bosnjës”, tha ia.