Njësiti për hetimin e aksidenteve të komunikacionit ka konstatuar se shkak i aksidentit të ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë është dështimi i sistemit të frenave në kamionin e kompanisë “Pastrimi”.
Aktualisht rruga është e bllokuar totalisht për qarkullimin e veturave ndërkohë njësitet përkatëse të policisë po merren me rastin.