Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq viziton Kosovën këtë të mërkurën. Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, Donjeta Gashi zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës.
“Vizita do të jetë një ditore pra 14-15 shkurt dhe kryeministri i Malit të Zi mbërrin në Prishtinë në orën 16 pasdite”, ka thënë Gashi.
Vizita e Markoviqit u anulua javën e kaluar për shkak se aeroplani i tij nuk mundi të aterronte në Aeroportin e Prishtinës.
Në takim pritet veçanërisht të diskutohet për çështjen ende të pazgjidhur të demarkacionit ndërmjet Kosovës e Malit të ZI