Për të dytin vit më rradhë kampioni i vendit në kategorinë e Juniorëve nuk do të ketë mundësi të luajë në garat ndërkombëtare, kjo për shkak të rankimit tejet të ulët të kampionatit kosovar në ranklistën e UEFA-s, raporton Gazetasheshi.com.
Kosova rankohet n vendin e 55-të, njëherit të fundit në ranklistën e ligave më të forta në Europë dhe kështu ua pamundëson Juniorëve të Gjilanit daljen në arenën ndërkombëtare.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës që tashmë kanë njoftuar kuq & bardhët qënuk mund të luajnë në Ligën e Kampionëve pikërisht për këtë arsye.
Gjilani më 12 maj mori lajmin e gëzueshëm për licensim dhe kështu pati shpresë se ekipi i U-19 do të luante në Ligën e Kampionëve, por shpresa do të shuhej disa javë më pas.
Shorti për Uefa Youth League do të hedhet më 19 qershor në Nyon me fillim nga ora 12:00.
Ndryshe Juniorët e Gjilanit të drejtuar nga profesor Refik Rexhepaj u shpallën kampion i Superligës së Kosovës me 75 pikë, duke lënë shumë prapa Prishtinën që tuboi vetëm 53 pikë.
/Gazeta Sheshi/