Nesër do të luhen ndeshjet e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës.
Në Gjilan, ndeshja mes Dritës dhe Dukagjinit do të zhvillohet pas shortit të hedhur nga FFK-ja. Gjyqtari kryesor i kësaj sfide do të jetë Mervan Bejtullahu, ndërsa asistentët e tij janë Altin Zhegrova dhe Kastriot Peci.
Ndeshja do të fillojë në orën 13:00 dhe do të luhet në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.