Kujtim Shala është propozuar për Kryetar të Kuvendit të Kosovës pas arritijes së koalicionit VV-LDK.
Nga burimet brenda LDK-së merr vesh se anëtari i Kryesisë Kujtim Shala, është propozuar për Kryetar të Kuvendit të Kosovës.
“Në takimet mes anëtarëve të Kryesisë është përmendur emri i z. Kujtim Shala, si Kryetar i Kuvendit, i cili sipas të gjitha gjasave pritet ta ketë përkrahjen e gjithë Kryesisë së LDK-së”, pohojnë burimet brenda LDK-së.
Ndryshe, Shala ka shërbyer si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës për dy mandate.
Marrëveshja për koalicion mes LVV-së dhe LDK-së pritet që të arrihet pas certifikimit të rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Gjatë ditës së sotme përfaqësues të dy partive kanë zhvilluar një takim. Numri dy i LDK-së Agim Veliu, dhe i angazhuari rishtazi në LVV Agim Bahtiri, kanë diskutuar gjerë e gjatë lidhur me marrëveshjen për koalicion qeverisës./GazetaMetro/