Nesër bëhet një javë që kur në Kosovë ka filluar lehtësimi i masave, masa këto të cilat kanë zgjatur pothuajse dy muaj për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Që nga 4 maji është zgjatur lëvizja e qytetarëve dhe më këtë kanë filluar punën edhe disa sektorë në vend, duke përfshirë ndërtimtarinë dhe patundshmërinë, tregtinë e automjeteve pjesërisht, tregtinë me pakicë, e disa sektorë të tjerë, shkruan Insajderi.
Por, lehtësimi i masave sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të bëhet në tri faza.
Faza e parë do të përfundojë, më 18, maj kur po me këtë datë do të filloj edhe aplikimi i fazës së dytë.
E, pikërisht në fazën e dytë është paraparë të fillojnë punën edhe disa kategori të tjera, ku në këtë hyjnë edhe dentistët.
Në FAZËN e DYTË do të fillojë operimi i bizneseve, si:
-tregtia me pakicë,
-dentistët dhe fizioterapeutët,
-floktarët dhe sallonet e ondulimit,
-tregu i gjelbër,
-gastronomia,
-transporti hekurudhor,
-transporti urban dhe ndër-urban, si dhe
-qendrat e thirrjeve.