Nga Nijazi Kastrati
{ Kushtuar ish imamit të fshatit –
Mulla Shaipit nga Karaçeva Eperme}
Mesoni shqip se shqiptarë jemi
Këtë gjuhë të ëmbël ne që kemi,
Feja s’humbë, këtu do jetë
Ta mësoni mirë këtë alfabet.
Në mungesë të shkollës shqipe
Detyrë vedit i kishte dhënë,
Të gjithë nxënësve n’mejtep që shkonin
Alfabetin shqip t’ua meson.
Ishte imam dhe patriot
Burrë fisnik dhe atdhetar,
Shokët e tij të rrallë janë sot
Në rend te parë tha – jam shqiptar.
I guximshëm dhe shpirtmirë
Çdo kujt në ndihmë ai u vinte,
S’lejoi përçarje e ngatrresa
Për pajtime çdo herë printe.
Ishte ky Mulla Shaipi
Imam fshati kohë të gjatë,
Për të mirën e fshatarëve
Kurrë nuk ndalej ditë as natë.
Emri i tij për të mirë kujtohet
Gjeneratat shkojnë e vijnë,
Vepra e tij kurrë nuk harrohen
Është si shembull për mirësinë!