Myrvete Haziri-Bucolli, mësuese në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Nazmi Hoxha” në Gjilan, ka ardhur këtë pranverë me një botim të veçantë për fëmijë, të titulluar “Pranverë në vargun tim”. Ky është libri i saj i parë, por pasqyron një dashuri të kahmotshme për poezinë dhe krijimtarinë letrare.
Shkrimin e nisi qysh si nxënëse në shkollën “Musa Zajmi” në Gjilan, ndërsa pasioni për letërsinë dhe puna e përditshme me nxënësit janë burimi kryesor i frymëzimit të saj.
Sot, ajo është anëtare aktive e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës – Dega në Gjilan, dhe synon të vazhdojë rrugëtimin e saj krijues me botime të tjera në të ardhmen.
Myrvete Haziri-Bucolli jeton dhe vepron në qytetin e Gjilanit, ku përkushtimi ndaj arsimit dhe dashuria për artin po e bëjnë një zë të veçantë në letërsinë për fëmijë./Radio Star/