Shpejt pritet të rikthehen temperaturat e ulëta. Nga e hëna do të deportojë një front i fuqishëm i ftohti ajror nga veriu. Si pasojë e kësaj, do të ketë destabilizim të fuqishëm të kushteve atmosferike, njofton Meteo Ballkan.
Fillimisht do të kemi reshje të dendura shiu, kurse gjatë mbrëmjes dhe natën mes së hënës dhe së martës do të kemi edhe reshje të dendura bore në shumë qytete të Republikës së Kosovës.
Reshjet e borës mund të paraqiten edhe në verilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë si dhe në shumë pjesë të Maqedonisë.
Mali i Zi dhe Bosnja do të zbardhen të tërat, normalisht pjesët kontinentale ku tradicionalisht bije borë.
Pra, pas një periudhe të nxehtë dhe me diell do të kemi rikthimin e dimrit dhe vegjetacioni i natyres nuk do të ngutet të gjallërojë para kohe.
Se sa do të zgjasë dhe cila do të jetë fuqia e mases ajrore polare nga sot nuk mund të përcaktohet saktë, njofton Meteo Ballkan.