Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani ka folur për emisionin Zona Gol në Supersport.
Përderisa foli për klubin e tij duke u shfaqur i lumtur me punën, trajneri i Gjilanit ka folur edhe për rivalin lokal Dritën.
Në pyetjen se sa janë korrekt drejtuesit e klubeve në Kosovë, Mezani përveç klubit të tij ka thënë se edhe rivali lokal Drita është shumë korrekt me futbollistët.
Drejtuesit korrekt në Kosovë? “Ajo që unë jetoj këtu, ne kemi një korrektësi (Gjilani), mund të flas dhe për Dritën. Në çdo aspekt dhe në çdo datë të vendosur, ka korrektësi. Mundohen të krijojnë një atmosferë që lojtarët të mendojnë vetëm për lojën”, deklaroi Mezani.