Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme.
Në njoftimin e saj thuhet se ekipet janë në teren dhe të gatshme për të intervenuar në ndonjë rast nevoje, përcjell gazetametro.net.
‘Lusim pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të mos dalin në qarkullim pa pajisje dimërore”, thuhet në njoftimin e MI-së’, thuhet në njoftimin e MI’së.
Tutje, Rikujtojmë se aksi rrugor Kaçanik – Hani i Elezit, po qëndron i mbyllur nga e premtja, për shkak të punimeve në urën 407 të autostradës “Arbën Xhaferi”, dhe jo si pasojë e reshjeve të borës.