Mia Kopshti është një institucion parashkollor privat i licencuar nga MASHT, që ofron një ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijët, duke u fokusuar në zhvillimin e tyre të plotë dhe formësimin si individë të suksesshëm të shoqërisë.
Ambientet e Mia Kopshtit janë krijuar duke pasur në qendër fëmijën, me qëllimin e ofrimit të kushteve ideale për mësim, zhvillim dhe lojë, në një hapësirë të përshtatshme dhe të sigurt.
Metodologjia jonë e punës është bazuar në metodologjinë Montessori, e cila i jep mundësi fëmijëve të zhvillojnë aftësitë e tyre në mënyrë natyrale dhe të pavarur.
Mia Kopshti është institucion i parë dhe i vetmi në Gjilan që punon me këtë metodologji. Ne jemi të paisur me materiale të veçanta Montessori, të cilat janë karakteristikë jonë dhe ndihmojnë në zhvillimin e aftësive motorike, intelektuale dhe sociale të fëmijëve.
Stafi ynë i kualifikuar dhe profesional është një aset shumë i vlefshëm i institucionit tonë. Me shumë vite përvojë pune dhe një angazhim të palëkundur për zhvillimin e fëmijëve, stafi është i përkushtuar për të ofruar një mësim dhe kujdes të shkëlqyer për çdo fëmijë.
Ushqimi në Mia Kopshti është i balancuar dhe i shëndetshëm, me menu të përpiluar nga nutricistja Vala Pupovci. Menutë janë të ndara në dy periudha: vjeshtë-dimër dhe pranverë-verë, për të përmbushur nevojat ushqyese të fëmijëve gjatë qëndrimit në kopsht.
Aplikacioni KidsDay mundëson informacion në kohë reale për qendrimin e fëmijës tuaj në kopsht, duke e bërë më të lehtë komunikimin dhe mbajtjen e lidhjes me institucionin.
Në Mia Kopshti, ne jemi të përkushtuar për të ofruar një përvojë edukative të pasur, duke siguruar që çdo fëmijë të rritet dhe të zhvillohet në një mjedis mbështetës dhe inkurajues.
MIA Kopshti im!