Njohësi i çështjeve të drejtësisë, Ehat Miftaraj, me një postim në rrjetin social i ka reaguar qeverisë së Kosovës për përgjigjen e kthyer nga Komisioni i Venecias për çështjen e Vetingut dhe të Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pasi që kjo e dyta cenon të drejtat e njeriut.
Sot kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thirrën konferencë për media duke prezantuar me pompozitet përgjigjet e këtij komisioni, po analisti Ehat Miftaraj reagoi duke shkruar se Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të propozuar nga qeveria cenon te drejtat e njeriut.