Migjen Kelmendi ka bërë të ditur se është tërhequr nga strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai tha se këtë e kishte planifikuar më herët, por që ishte këshilluar nga miqtë e tij të mos e bëj publike derisa të zgjidhet kryesia e re, transmeton Klan Kosova.
“E bana nji copë udhë me PDK. Avantura jeme politike dhe angazhimi jem në këtë parti ma shumë ishte simbolik, tue dashtë me i dhanë nji përkrahje modeste reformave të saponisuna asokohe në parti”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
“Unë s’jam i marruem prej partie, ju bashkova në nji moment kritik me qëllimin e sinqertë me kontribue e ndihmue, bash kur asht zor”.
“Sot mendoj se i ndihmoj tue u tërheq dhe tue krijue hapsinë për emna të ri dhe njerëz të ri, sepse partia ka shumë nevojë me u ripërtërie dhe me krijue nji fabul të re”.
“Besoj se partia ka me përballue kete periudhe kur po duhet me vazhdue, përkohësisht, pa themeluesit e saj, dhe ka me arritë me rifitue vendin e saj meritor në spektrin partiak të Kosovës”.