Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u prit me mikpritje të jashtëzakonshme në fshatin Zhegër, vend i njohur për historinë, traditat dhe kontributin e tij heroik.
Gjatë vizitës, Hyseni u takua me qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku u theksua rëndësia e mobilizimit për zgjedhjet e 12 tetorit, pas hapjes së zyrës së re të Pikës në këtë fshat.
Statusi i plotë:
Mikpritje të jashtëzakonshme për kryetarin Alban Hyseni në Zhegër, fshati heroik me tradita dhe histori të bujshme.
Aty takoi qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku së fundmi është hapur edhe zyra e Pikës tonë atje, prej ku do të mobilizohemi për fitoren e 12 tetorit.
Zhegra është gati dhe e bashkuar!
#BASHKËpërGjilanin
✅️105