Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim një delegacion të respektuar nga shteti i Iowa-s, të udhëhequr nga Gjeneral Major Timothy E. Orr – mik i madh i Kosovës dhe ish-Adjutant i Përgjithshëm (The Adjutant General) i Gardës Kombëtare të Iowa-s.
Delegacioni, i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Komunës së Gjilanit, zhvilloi një vizitë të veçantë në ambientet tona të prodhimit, ku patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e punës dhe standardet që ndjekim çdo ditë për të sjellë produkte cilësore në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Nën udhëheqjen e z. Fejzulla Mustafa, Royal Beverage LLC është krenare që përfaqëson një histori suksesi të ndërtuar mbi përkushtim, vizion dhe bashkëpunim të hapur me miqtë tanë ndërkombëtarë.
Faleminderit për vizitën dhe përkrahjen – dyert tona janë gjithmonë të hapura për partneritete të reja dhe miqësi të sinqerta!