Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka marrë shkas nga hyrja e Rusisë në Ukrainë duke lënë të kuptohet që Serbia nuk e ka një forcë të tillë në Ballkan edhe nëse i mpreh dhëmbët që ta bëjë një gjë të tillë.
“Lidershipi serb nuk e di se çka të thotë, janë në zjarr”, ka thënë Milanoviq për mediat.
“Beogradi po e luan një lojë të dobët. Beogradi po prêt që rusët të futen në Kiev. Beogradi është i dobët, kë do ta sulmojnë? Kosovën? Me çka? Me revole me ujë?”
Milanoviqi tha se është koha që Serbia të vendosë a do të integrohet në Bashkimin Evropian, duke pohuar se vetë ky shtet e ka future veten në një rreth vicioz.
“Ata po ulen dhe po shikojnë se çfarë po ndodh. Ndoshta është koha që Beogradi të vendosë a t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Nëse Vuçiqi e njeh Donbasin, atëherë edhe njohja e Kosovës duhet të justifikohet”.
“Ata vetë janë futur në një rreth të sikletshëm dhe vicioz”.