Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit Milazim Bajraktari, i cili do të jetë pjesë e skuadrës kuqe-bardhë deri në verën e vitit 2029.
Pas arritjes së marrëveshjes me KF Trepça ’89 për transferimin e kartonit të lojtarit, Bajraktari ka nënshkruar kontratën e re me Gjilanin, duke u bërë një nga afrimet më të reja të ekipit për sezonet e ardhshme.

